Visla Płock e mposhtur Vardar në "Jane Sandanski"

Lojtaret e Vardarit 1961 edhe pas xhiros së tretë janë ende pa fitore në Grupin B, në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë në "Jane Sandanski", kampioni maqedonas u mund nga Visla Płock me 26:32 (13:15).
Vardar 1961 para tifozëve vendas ra "pa asnjë goditje të suksesshme", kundër Vislas taktike dhe të përsosur.
Skuadra mysafire nuk u dorëzua ndaj atmosferës në "Jane Sandanski", që në fillim vendosi ritmin e vet, fitoi avantazh prej 3:0, pastaj edhe 7:2. Vardar arriti në gjysmë kohe të afrohet në minus dy gola.
Në pjesën e dytë mysafirët mbajtën avantazhin prej katër golash, dhe definitivisht vendosën ndeshjen kur arritën +7 (20:27).
Me përjashtim të Faduilit, të gjithë lojtarët e tjerë luajtën një ndeshje të dobët. Faduil shënoi 14 gola me vetëm një gabim (9/9 penallti, 5/6 nga loja).
Për gjashtë ditë, Vardar 1961 në xhiron e katërt do të luajë si mysafir ndaj Vislas.
Foto/ facebook.com/rkvardar
Lajme të ngjashme
Ajo që mëngjesin e sotëm e paralajmëruan insajderët italianë të futbollit, tani mori konfirmim zyrtar, Strahinja Pavlloviç nënshkroi kontratë të re me Milanin deri në verën e vitit 2031. Klub futbollistik Milan publikoi në faqen zyrtare të klubit dhe kështu konfirmoi se Pavlloviç është zgjidhja e tyre afatgjatë në…
15:19Lojtarët e Manchester United nuk u përpoqën të fshehin frustrimin e tyre pas humbjes nga Atletico Madrid (2:0) në Ligën e Kampionëve. "Do të duhet të kontrolloj veten", tha Lisandro Martinez në një deklaratë pas ndeshjes. Por ai nuk mundi të kontrollohej, dhe sulmoi drejtuesit e klubit, të cilët, sipas tij, "nuk…
14:52Kur nuk dini si të fitoni në zgjedhje – blini vota. Ky është parimi mbi të cilin vendosi të mbështetet Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit. FIFA është gati të propozojë një rritje drastike të fondit nga i cili shpërndahen paratë për asociacionet kombëtare për periudhën 2027 deri në 2030…
14:26