Apple surprizon me vendim: Bashkohet me gjigantin kinez, funksion i ri vjen në telefonat

Përdoruesit dhe programuesit në Kinë më në fund marrin akses në funksione inteligjente, megjithëse me një përshtatje kyçe për t'u përputhur me ligjet lokale, përmes një partneriteti me një gjigant vendas.
Apple ka filluar testimin e mjeteve të saj të inteligjencës artificiale në tregun kinez, pothuajse dy vjet pas lansimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Derisa, testimi i paketës së funksioneve AI të Apple, të cilat funksionojnë drejtpërdrejt në pajisje, është i kufizuar vetëm për programuesit; kompania njoftoi se publiku më i gjerë do të ketë akses në dhjetor, siç raporton Euronews.
Aktualisht janë në dispozicion 18 funksione, duke përfshirë përkthimin e bisedave telefonike në kohë reale, si dhe mjete për përmbledhje dhe redaktim të mesazheve.
Futja në Kinë u shty për shkak të rregulloreve të rrepta të vendit lidhur me këtë teknologji.
Për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret e Pekinit, Apple përdori modelin "Qwen" të Alibaba-s, me qëllim integrimin e funksioneve më të fuqishme AI në pajisjet e saj.
Qwen përfaqëson një seri modeleve të hapura të AI dhe asistentëve AI, të zhvilluara nga gjiganti kinez i tregtisë elektronike dhe cloud, Alibaba.
Apple nuk është marka e parë perëndimore që hyn në partneritet me Alibaba-n; më parë e kanë bërë edhe BMW dhe Mercedes.
Sipas rregulloreve kineze, ofruesit e shërbimeve AI janë të detyruar të regjistrohen pranë rregullatorit shtetëror për internet, të përdorin qendra lokale të të dhënave dhe të përpunojnë të dhënat brenda Kinës.



