Klekovski: Po përshtatet legjislacioni për drogë me BE-në, do të vendoset sistem paralajmërimi i hershëm për substanca të rrezikshme

Ministria e Shëndetësisë po zbatojnë dy masa kyçe nga Agjenda e Reformave 2024–2027, të cilat lidhen me politikën për drogë dhe përshtatjen e legjislacionit vendas me rregulloret e Bashkimit Evropian, njoftoi ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.
Ai bëri të ditur se sot ka marrë pjesë në një takim koordinues për Agjendën e Reformave, ku janë shqyrtuar aktivitetet e Ministrisë në këtë fushë.
"Është formuar një grup pune për përshtatjen e Ligjit për kontrollin e drogërave narkotike dhe substancave psikotrope me legjislacionin e BE-së, dhe është në proces nënshkrimi i një marrëveshjeje pune me Agjencinë e BE-së për drogë (EMCDDA)", theksoi Klekovski.
Sipas tij, Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën për një mision ekspertësh përmes programit TAIEX, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për drogë, të përshtatur me Strategjinë e BE-së për drogë.
Misioni do të përfshijë gjithashtu forcimin e Observatorit Kombëtar për drogë, si dhe krijimin e një sistemi paralajmërimi të hershëm dhe raportimi ndaj EMCDDA-s.
Klekovski theksoi se hapi i dytë nga Agjenda e Reformave është parashikuar për vitin e ardhshëm dhe lidhet me përshtatjen e listës së substancave psikoaktive me standardet evropiane, si dhe futjen e një përkufizimi ligjor për "substancë të re psikoaktive".
"Kjo nuk janë vetëm detyra administrative. Një sistem funksional paralajmërimi të hershëm do të thotë të zbulojmë në kohë substanca të reja të rrezikshme dhe të reagojmë më shpejt për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve", theksoi ministri.



