Një banor i Ohrit është arrestuar, gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur tre pako me substancë të bardhë pluhur

Oficerë policorë nga DVP Ohër më 7 nëntor kanë arrestuar 49-vjeçarin B.N. nga Ohri, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur tre pako me substancë të bardhë pluhur dhe para.
Kontrolli është kryer me urdhër gjykate, ku janë sekuestruar sendet e gjetura.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet padi përkatëse, njoftojnë nga MPB-ja.



