Mickoski mbajti takim për Agjendën e Reformave: Në fokus prioritetet dhe dinamika e reformave

Kryeministri Hristijan Mickoski sot mbajti një takim të dedikuar për Agjendën e Reformave, ku u shqyrtuan aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të reformave të parashikuara.
"Sot u mbajt një takim i dedikuar për Agjendën e Reformave, ku në fokus ishin aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të reformave të parashikuara", shkroi Mickoski në Facebook.
Ai theksoi se përkushtimi ndaj procesit të reformave nënkupton një qasje të koordinuar institucionale, qëllime të qarta dhe hapa konkretë për përmirësimin e funksionimit të institucioneve.
"Vazhdojmë me punë të përkushtuar në reformat që janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, efikasitetin e institucioneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve", theksoi kryeministri.



