(Foto/Video) Met Dejmone tregoi vajzën e tij 20-vjeçare, dhe njerëzit nuk mund të besojnë sa e bukur është ajo

Met Dejmone mori pjesë në një ngjarje, dhe për këtë rast vendosi të marrë me vete edhe një mysafir special. Vajza e tij, Izabela, ishte ylli i vërtetë i mbrëmjes.
Në ndarjen e çmimeve të modës CFDA u mblodhën shumë personazhe të njohur, përfshirë yje filmi që shkëlqyen në ngjarje. Aktori Met Dejmone – ose, më saktë, shoqëruesja e tij e bukur, vajza Izabela – tërhoqën shumë vëmendje.
Duket se kjo ishte një dalje familjare për Metin dhe vajzën e tij, dhe me zgjedhjet e tyre stilistike të modës impresionuan të gjithë të pranishmit.
Ndërsa aktori mbante një kostum të zi me dy rreshta butonash, vajza e tij zgjodhi elegancën klasike.
Izabela mbante një fustan të gjatë argjendi, të zbukuruar me rripa dhe një model interesant rrjetë në formë rombesh. Rripat përgjatë skajit i dhanë një notë lozonjare kombinimit të tërë, duke kujtuar glamurin karakteristik të dizenjove të Hollivudit të vjetër.
Pamjen e përmbylli me një stil flokësh të sofistikuar, paksa të lirshëm (flokë të kapur lart) dhe make-up në tone më të errëta, që nxirrte në pah bukurinë e saj natyrale.
Babai dhe vajza ishin vazhdimisht të buzëqeshur gjatë fotografimit, dhe aktori, veçanërisht, nuk mund të fshihte krenarinë e tij për të.




