E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Njoftim për bombë në avion nga Dublin për Romë, avioni devijuar drejt Francës

Një avion i tipit „Airbus“, që operonte në linjën Dublin – Romë, u devijua drejt një baze ajrore në veri të Francës pas një njoftimi për bombë, konfirmoi sot kabineti i kryeministrit francez Sebastian Lecornu.

Kabineti njoftoi se po ndjek me kujdes situatën dhe se rrethanat e incidentit ende po verifikohen, transmeton „Euronews“.

Incidenti vjen pasi para dy ditësh dhjetëra fluturime evropiane ishin objekt i kërcënimeve të ngjashme. Shërbimet kompetente njoftuan se njoftimet shkaktuan mbyllje të përkohshme të aeroportit në Varshavë, ndërsa në Romë u desh të ndërhynin avionë ushtarakë.

Qeveria britanike i ka vlerësuar këto incidente si „kërcënime të rreme me qëllim keqdashës“.

Lajme të ngjashme