E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zajkova: Keni mbi ndërgjegje edhe një grua – byzylyku elektronik do të shpëtonte jetën!

„Jam e zemëruar dhe e trishtuar që shumica qeverisëse nuk ka vullnet të mbrojë gratë dhe i lë ato vetëm. Me mospranimin e byzylykut elektronik, keni vrarë edhe një grua! Biljana kishte raportuar dhunë dhe kërcënime me vdekje, një vajzë 17 vjeçare ishte arratisur nga dhunuesi dhe jetonte në frikë! Dhe tani para nesh janë pyetje të dhimbshme dhe të rënda për të cilat autoritetet duhet të japin përgjigje. Çfarë bëjnë institucionet kur një vajzë raporton se dikush i kërcënon jetën?“, pyet kryetarja e Partisë Liberal-Demokrate (PLD) dhe deputetja në Kuvend, Monika Zajkova.

PLD vetëm gjatë vitit të fundit ka paraqitur dy herë propozimin për byzylykun elektronik për kryerësit e dhunës në familje në Kuvend. Në vend që, si deri tani, pa mbikëqyrje të duhur, dhunuesve me byzylyk elektronik do t’u kontrollohet lëvizja dhe në kohë do të njoftohen viktima dhe shërbimet kompetente nëse ajo është ndryshe nga urdhri gjyqësor, thonë nga PLD.

„Me refuzimin e byzylykut keni mbi ndërgjegje edhe një grua! Dënimi më i ashpër për kriminelët është i detyrueshëm. Por edhe ai nuk është i mjaftueshëm. Dënimi duhet të arrijë edhe ata që mundën ta parandalonin këtë krim, por me vetëdije dhe me qëllim, vendosën se justifikimet budallaqe janë të mjaftueshme për të refuzuar propozimin për byzylykun elektronik. Duhet të ketë dënim për bashkëpunim edhe për ata që nuk vepruan! Pa këtë, drejtësia nuk do të kënaqet”, është e prerë kryetarja Zajkova.

PLD kërkon zbardhjen e plotë të rastit të tmerrshëm në Bogdanci, kontrollin e veprimeve të institucioneve kompetente dhe përgjegjësi nëse konstatohen mangësi.

„Sa Ivana, Rosica dhe Biljana duhet të ndodhin që institucionet më në fund të fillojnë të funksionojnë dhe të mbrojnë ata që kanë më së shumti nevojë për mbrojtje!

Mjaft me mbrojtje deklarative të grave! Mjaft me shprehje ngushëllimesh pas tragjedive! Gratë nuk kanë nevojë për premtime boshe, u duhen shtet dhe institucione që do t’i mbrojnë para se të jetë tepër vonë“, shtohet në njoftimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme