„Gjithçka që mbeti ishte një histori“, film i ri i Lidija Mojsovskës xhiruar në Jabllanicë, Sloeshticë dhe në Strugë

Në 1.700 metra mbi nivelin e detit, në Jabllanicë, përfundoi xhirimi i filmit të shkurtër artistik „Gjithçka që mbeti ishte një histori“ i frymëzuar nga ngjarje të vërteta kontraverse, në regji të Lidija Mojsovskës, dhe në prodhim të Minimal kolektiv dhe koprodhim të Sikonia film dhe Kontrast film.
Lidija Mojsovska, regjisorja që është një nga themelueset, producentja kreative e festivalit të filmit “DRIM SHORT“ në Strugë, e njohur në skenën e filmit për dy filmat shumë të suksesshëm të shkurtër „Çmimi“ (mbi 50 festivale botërore të filmit të shkurtër dhe rreth 20 çmime dhe njohje) dhe „Vetëm djalli frikësohet nga uji“, (që mori pjesë në platformën evropiane European Short Pitch (NISI MASA), dhe pati premierë botërore në kategorinë A PÖFF Shorts – Tallinn Black Nights Film Festival, më pas vazhdoi me rrugëtim festivalesh të suksesshëm dhe çmime) dhe si bashkoshkrimtare e filmit aktual të gjatë „Skateboarding-u nuk është për vajza“ të Dina Duma, këtë herë prezantohet me një film të shkurtër të ri me temë të fortë të frymëzuar nga ngjarje të vërteta në Strugë dhe rajon.

Siç thotë regjisorja dhe skenaristja Lidija:
„Ka histori që nuk i zgjedhim ne. Ato na zgjedhin ne. Kjo histori e vërtetë nga rajoni im – strugani për të cilin jetoj dhe luftoj prej vitesh, u frymëzua dhe u krijua nga dëshmitë për fatet e vërteta pranë kufirit me Shqipërinë, të cilat i kam dëshmuar nga afër, në mjedisin tim të afërt.“
„E dija që ky film duhej të krijohej aty ku ndodhin ngjarjet e vërteta. Xhiruam në Labunishtet e Bacheve, në 1.700 metra mbi nivelin e detit, në mot të ndryshueshëm me shumë erëra, por edhe në Jabllanicë në pronën familjare të Nelko Budinoskit, një nga bariu të fundit në këtë rajon. Prandaj punuam në kombinim me aktorë profesionistë dhe me natyralë, njerëz të cilëve duart, fytyrat dhe hapat u mbajnë të vërtetën.
Zgjedhja e natyralëve nuk ishte vetëm një vendim artistik. Doja që njerëzit nga krahu im të kishin mundësinë të përjetonin diçka ndryshe nga përditshmëria e tyre. Të ishin pjesë e diçkaje që do ta mbajnë mend gjithë jetën. Kështu i zgjidhnim edhe të gjithë personazhet dhe statistët e tjerë, nga mjedisi ku xhironim, nga fshatrat, nga oborret, nga njerëzit që takonim në rrugë.“
„Personazhin kryesor e kërkuam për muaj me radhë, nëpër fshatrat e Strugës, Demir Hisarit dhe Ohrit. E gjeti drejtoresha jonë e kastit Kirijana Nikolovska, krejt rastësisht, në rrugë për në Vevçan. Nebojsha nuk dinte çfarë do të thoshte xhirimi i filmit. Nuk donte as të dëgjonte, thoshte: „Ku më gjjetët mua nga të gjithë”. Refuzonte. Sot thotë se xhirimi i ndryshoi jetën. Para se të fillonte xhirimi, në periudhën përgatitore bariu Nelko i mësonte Nebojshës gjithçka: si mbahet shkopi, si mjelët, si qetësohet tufë me zë. Ditë pas dite, derisa Nebojsha ndaloi së luajturi bari dhe filloi të bëhej bari. Në Demir Hisar, na hapën dyert e fshatrave të tyre dhe na ndihmuan të gjenim njerëzit dhe vendet që kërkonim“.

Prej 27 deri më 30 shtator, ekipi i filmit udhëtoi në disa lokacione, nga fshati Jabllanicë dhe Labunishtet e Bacheve, përmes Strugës, deri në fshatin Sloeshticë.
„Punonim me rreth 300 dele, me një ekip të vogël, në kushte që ishin mjaft ekstreme. Nuk mund t’u urdhëronim kafshëve, as erës, as dritës. Mund të dëgjonim vetëm. Prandaj, së bashku me drejtorin e fotografisë, fenomenalin Zhan Dakar (me dy nominime për EMMY këtë vit dhe i njohur për publikun nga filmi dokumentar “Historia e Siljanit“ i Tamara Kotevskës) që është mjeshtër në krijimin e vizualizimeve poetike në kushte ekstreme, me vetëdije zgjodhëm një kamerë të lehtë dhe fleksibile dhe pajisje, sepse çdo mënyrë tjetër do të ishte e pamundur. Duhej të reagonim në sekondë, të kapnim atë që na jepte natyra, dhe t’i dorëzoheshim asaj që ne mes nesh e quajmë shpirtra filmikë, të cilët gjithmonë dinin më mirë se ne ku të na çonin. Ne u përshtatëm me njerëzit dhe kafshët, dhe ata ngadalë u mësuan me ne.“

Filmi është sipas skenarit të Lidija Mojsovskës dhe Jakov Poposkit, dhe producentja e filmit është Ivana Shekutkoska e njohur në skenën e filmit për „DJ Ahmeti” të Georgi Unkovskit, „A je burrë” të Gjorgje Stavreskit, „Ruinat” të Elena Chemerkës.
Koproducentë janë Tamara Kotevska, e njohur në skenën e filmit për „Historia e Siljanit” dhe „Tokë Mjaltë” dhe Dejan Dimeski, kinematograf maqedonas me përvojë të pasur filmike, ndër kreditet e të cilit janë „Shëruesi“, „Ballkani nuk është i vdekur“ dhe „Çlirimi i Shkupit“.
Filmi është në prodhim të Minimal kolektiv, në koprodhim me Sikonia Film dhe Kontrast film, dhe e realizoi një ekip i përbërë nga drejtori i fotografisë Zhan Dakar, kostumografja Jaklina Krstevska, skenografi Simo Branov, grimierja Janeta Dimitrievska, drejtoresha e kastit Kirijana Alushevska Nikoloska, regjisor i zërit Marko Rikalovski. Montazhistja është Sandra Gjorgieva. Producent ekzekutiv është Petar Shimlesha.
Filmi „Gjithçka që mbeti ishte një histori“ është mbështetur nga projekti „Kulturë për zhvillim“ i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohet nga Fondi Hartefakt. Filmi është pjesë e projektit „Përmes heshtjes”, në prodhim të Minimal kolektiv në bashkëpunim me organizatën partnere Agjencia Lokale për Zhvillim – Strugë (ALZ).



