Kuzhinieri u pushua nga puna sepse refuzoi të vendosë ananas në picë: „Kjo është një fyerje për kulturën time“

Një kuzhinier italian u pushua nga puna në një restorant në Brisbane, Australi, sepse refuzoi të vendosë ananas në picë, duke e konsideruar këtë si "një fyerje për kulturën e tij", transmeton BBC.
Davide Tamburella u shkarkua nga restoranti "La Costa" në maj, dhe detajet e rastit u bënë publike pasi ai iu drejtua Komisionit për Marrëdhëniet e Punës.
Në vendimin e Komisionit thuhet se Tamburella refuzoi të vendosë ananas në picë sepse, si italian, e konsideronte këtë si një fyerje për kulturën e tij.
Problemi kulmoi kur ai refuzoi të përgatiste picë me proshutë dhe ananas për mysafirët e një feste. Atëherë deklaroi se kërkesat e menaxhmentit "nuk duhet të respektohen nëse fyjnë kulturën e tij".
Komisioni konstattoi se kjo ishte hera e tretë në katër vjet që Tamburella refuzonte të përdorte ananas. Më parë kishte kërkuar nga shefi i tij të kontrollonte sa e rëndësishme ishte për italianët që të mos vendosej ananas në picë.
Menaxhmenti i restorantit, i cili ndërkohë ishte mbyllur, kishte edhe ankesa të tjera për sjelljen e tij, duke përfshirë fyerje, komunikim të papërshtatshëm dhe një frustrim gjithnjë e më të madh në vendin e punës.
Në vendim përmendet edhe një incident nga prilli, kur Tamburella thyente kocka në dorën e djathtë pasi u përplas me një gardh metalik.
Kuzhinieri shpresonte që restoranti t'i ndihmonte të merrte vizë për qëndrim të përhershëm në Australi, por procedura u ndërpre pas shkarkimit.
Ai paraqiti një kërkesë për shkarkim të padrejtë, por humbi betejën ligjore sepse e paraqiti atë pas afatit të parashikuar.
Rasti ndodhi në shtetin federal australian Queensland, i cili është qendra e prodhimit të ananasit në vend.



