E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nikolas Kejdzh i detyruar të jetojë në hotele: „Aktualisht jam pak i pastrehë“

Aktori i Hollivudit Nikolas Kejdzh përkohësisht nuk mund të jetojë në vilën e tij luksoze në Malibu, pasi në shtator pranë saj u hap një gropë e madhe në tokë. Për shkak të dëmtimeve serioze në pronë, të vlerësuar në 10.5 milionë dollarë, aktori është i detyruar të qëndrojë në hotele.

„Aktualisht jam pak i pastrehë. Diçka ndodhi me shtëpinë time në Malibu, kështu që kryesisht jetoj në hotele“, deklaroi Kejdzh në konventën „L.A. Komik Kon“, transmeton „Pejdzh siks“.

Fotografitë e 8 shtatorit treguan se asfaltimi dhe betoni në hyrje të vilës janë çarë dhe janë shembur, duke krijuar një gropë të madhe. Dëmtimet u përhapën edhe në rrugën afër, për shkak të së cilës shtatë shtëpi u shpallën të pasigurta për banim, ndërsa hyrja në 24 objekte të tjera u bë e rrezikshme.

Kejdzh ka kërkuar leje nga autoritetet komunale për riparimin e dëmtimeve dhe mbrojtjen e pronës nga përkeqësimi i mëtejshëm i terrenit dhe erozioni bregdetar. Disa nga lejet janë miratuar tashmë, por ende nuk dihet se kur aktori do të mund të kthehet në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme