E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Trump: Ndoshta do të duhet ta sulmojmë përsëri Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se së shpejti do të vendosë nëse SHBA do të vazhdojnë sulmet ushtarake ndaj Iranit, me qëllim të parandalimit të rinisjes së programit bërthamor iranian.

Pas takimit me këshilltarët për sigurinë kombëtare, Trump tha se Uashingtoni tashmë ka arritur qëllimet e tij në Iran, por nuk përjashtoi mundësinë e operacioneve të reja ushtarake.

"Do të preferoja të mos shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por ndoshta do të duhet. Së shpejti do ta dini", deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas "Axios", Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) po përfundon përgatitjet për një vazhdim të mundshëm të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit, por deri tani nuk ka marrë urdhër të ri nga Uashingtoni.

Paralelisht vazhdojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, ku një rol të rëndësishëm ndërmjetësues ka Katari. Trump po shqyrton tre mundësi – sulme të reja ushtarake, vazhdim të presionit ekonomik ose arritjen e një marrëveshjeje diplomatike.

Lajme të ngjashme