E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

„The Guardian": Rusia ka rënë dakord për dorëzimin e 90 lansuesve të raketave për Iranin

Rusia ka rënë dakord me Iranin për dorëzimin e 90 lansuesve për raketa të avancuara të udhëzuara, tregojnë dokumente të brendshme të industrisë ushtarake ruse, të cilat i ka siguruar kompania private ukrainase e inteligjencës "Dallas Analytics" dhe i ka publikuar britaniku "The Guardian".

Bëhet fjalë për lansues të raketave të udhëzuara LMUR, të cilat lëshohen nga helikopterë luftarakë dhe që ushtria ruse i përdor në sulmet ndaj Ukrainës.

Sipas dokumenteve, prodhuesi rus "Vimpel" në maj 2024 ka përgatitur një plan për dorëzimin e 90 lansuesve në kuadër të një kontrate eksporti me shenjën "K-10". Dorëzimet ishin planifikuar nga fundi i vitit 2024 deri në dhjetor 2025, dhe një dokument i veçantë konfirmon se kontrata i përkiste Iranit.

Sidoqoftë, nga dokumentacioni nuk mund të përcaktohet nëse lansuesit janë dorëzuar me të vërtetë.

Zbulimi tregon për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak midis Moskës dhe Teheranit, i cili është forcuar ndjeshëm pas fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022. Rusia më parë ka mohuar raportet se i ka dorëzuar pajisje ushtarake Iranit për përdorim në konfliktin aktual.

Sipas "The Guardian", dokumentet zbulojnë edhe probleme në industrinë ushtarake ruse, përfshirë mungesën e komponentëve dhe vonesa në prodhimin e lansuesve të raketave.

Lajme të ngjashme