E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Banka Popullore organizon transport për klientët e „ALTA banka“ nga Prilepi, Ohri dhe Reseni deri në Bitolj

Banka Popullore njofton qytetarët nga Prilepi, Ohri dhe Reseni, të cilët kanë llogari pagese në „ALTA banka“ AD Bitolj, por nuk disponojnë me kartë pagese, se nesër, të shtunën, më 7 nëntor, do të organizohet transport nga këto qytete deri në degën e Bankës në Bitolj dhe mbrapsht. Në këtë mënyrë do t'u mundësohet atyre të kenë qasje më të lehtë në mjetet e tyre në llogari dhe të tërheqin para në dorë.

Kthimi në vendbanim do të bëhet pasi të gjithë klientët e bankës të kenë tërhequr mjetet e tyre.

Orari dhe vendet e nisjes janë si më poshtë:

Prilep: Sheshi „Metodija Antonov-Chento“ (para „Reklamave“), në orën 10;

Ohri: stacioni i autobusëve i qytetit, në orën 11;

Reseni: pranë marketit „Kiper“, në orën 12.

Banka Popullore kujton se nga e hëna, më 9 nëntor, do të hapen edhe sportelet në Tetovë dhe Strumicë, ku qytetarët që nuk kanë karta pagese do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë.

Lajme të ngjashme