Rusia kufizon eksportin e plehrave artificiale

Rusia ka ulur kuotat e eksportit për plehrat për periudhën nga dhjetori i këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm, thuhet në një urdhër qeveritar të publikuar sot, me qëllim sigurimin e një sasie të mjaftueshme për tregun vendas.
Qeveria ka vendosur kufirin për eksportin në tregjet e huaja në 18.8 milionë ton plehra për periudhën e përmendur.
Kjo shifër përfshin 11.3 milionë ton plehra bazuar në azot dhe 7.5 milionë ton plehra të përziera.
Kuota për periudhën nga qershori deri në nëntor është 20 milionë ton, ndërsa për periudhën nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të majit ishte lejuar eksporti i 18.7 milionë ton plehrash pa taksa doganore.
Rusia prodhon më shumë se 20 për qind të plehrave botërore dhe, sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vitin e kaluar ka pasur një pjesëmarrje prej 22 për qind në importet e BE-së.
Gjatë gjithë vitit 2025, Rusia ka eksportuar rreth 43 milionë ton plehra minerale, ku vlera totale e dërgesave ka kaluar 11 miliardë dollarë, deklaroi në fund të janarit ministrja e Bujqësisë Oksana Lut.



