E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Serafimovski-Akçash: në fokus eksporti i produkteve bujqësore-ushqimore maqedonase në tregun turk

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Alper Akçash.

Serafimovski i uroi një mandat të suksesshëm, duke shprehur bindjen se angazhimi i tij do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore midis dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në bujqësi, me theks të veçantë në zhvillimin e mundësive për rritjen e eksportit të produkteve bujqësore-ushqimore maqedonase në tregun turk.

"Bashkëpunimin me Turqinë do të doja ta orientonim drejt shkëmbimit të përvojave profesionale për adaptimin klimatik, dixhitalizimin dhe përdorimin efikas të burimeve ujore. Zbatimi i tyre në prodhimin vendas mund të kontribuojë në prodhime më të qëndrueshme dhe konkurrencë më të madhe të fermave bujqësore", theksoi Serafimovski.

Interlokutorët gjithashtu u ndalën te mundësitë për bashkëpunim në prodhimin e bagëtive, si dhe për vazhdimin e shkëmbimit ekspertësh në pylltari dhe menaxhimin e ujërave, brenda mekanizmave ekzistues dypalësh për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme