E shtunë, 7 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sulmuesi i biznesmenit Zoran Azmanov mbeti pa pasaportë

Një burrë 61-vjeçar, i dyshuar për sulmin fizik ndaj biznesmenit maqedonas Zoran Azmanov, i janë caktuar tre masa paraprake, konfirmojnë nga Gjykata Penale. Është pranuar propozimi për konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, paraqitje e rregullt pranë organit kompetent dhe ndalim për t'u afruar.

Masa vijnë pas incidentit që ndodhi më 6 nëntor në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, ku Azmanov, drejtor dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë ndërtimore "Nastel", u sulmua fizikisht.

Ministria e Punëve të Brendshme më parë konfirmoi se sulmi u raportua të njëjtën ditë, në orën 09:47.

"Më 06.11.2026 në orën 09:47 në SPB Shkup u raportua se në Gjykatën Themelore Civile Z.A. (67) u sulmua fizikisht nga G.Ç. (61). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", njoftuan nga MPB.

Sipas informacioneve jozyrtare, incidenti ndodhi gjatë gjykimit, por për momentin nuk dihen arsyet që i paraprinë sulmit, as shkalla e dëmtimeve eventuale të Azmanovit.

Me masat e caktuara, i dyshuari i kufizohet mundësia për udhëtim dhe afrim pranë të dëmtuarit, ndërsa njëkohësisht sigurohet disponueshmëria e tij për organet kompetente në procedurën e mëtejshme.

Lajme të ngjashme