Fico: Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe karburanteve

Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi sot se Bashkimi Evropian ka probleme të mëdha me naftën dhe karburantet dhe se pret që kompensimet për emetimet e gazrave serrë të çojnë në çmime më të larta të karburanteve, banimit dhe energjisë, gjë që, siç tha, do ta vështirësojë vjeshtën dhe dimrin.
Në videokonferencën e grupit "Miqtë e konkurrencës", ku morën pjesë 19 liderë evropianë, Fico tha se Sllovakia, së bashku me vendet e Grupit Visegrad, insiston që sistemi ETS2, i cili parashikon uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm në BE deri në vitin 2030 me 42 për qind krahasuar me vitin 2025, të zbatohet vetëm pas vitit 2030, transmeton TA3.
Ai theksoi se çmimet e larta të energjisë, lejet për emetime dhe karburantet për Sllovakinë, si një vend industrial me ekonomi të hapur, janë çështje kyçe kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike dhe ruajtjen e vendeve të punës.
"Konkurrueshmëria e industrisë evropiane është ngushtë e lidhur me çmimet e energjisë", tha Fico.
Fico mbështeti thjeshtimin e rregullave evropiane dhe uljen e barrës administrative dhe rregullatore, duke thënë se kompanitë evropiane duhet të përballen me më pak burokraci për të konkurruar më mirë me kompanitë nga ekonomitë e tjera të mëdha.
"Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbijetojë në konkurrencën globale, duhet të krijojë kushte në të cilat industria evropiane mund të prodhojë me çmime më konkurruese. Për Sllovakinë, çështja e çmimeve të energjisë dhe mbrojtja e industrisë është prandaj një prioritet absolut", përfundoi Fico.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
