Fon der Lajen: Duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së nga migracioni i paligjshëm

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, bëri thirrje për masa më të ashpra për të luftuar migracionin e paligjshëm në një letër të dërguar te liderët e vendeve anëtare para samitit në Bruksel këtë javë, transmeton „Politico“.
Propozimet përfshijnë krijimin e një kornize për ndërhyrje të menjëhershme në situata kur migracioni përdoret si mjet presioni, zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare „Frontex“ dhe rritjen e numrit të deportimeve nga Bashkimi.
Mbrojtja e kufijve të jashtëm
Letra vjen pas krizës migratore verore në enklavën spanjolle Ceuta, gjatë së cilës mbërritën rreth 70,000 migrantë nga Maroku.
„Duhet të parandalojmë kërcënimet e tilla dhe të bëjmë të qartë se kurrë nuk do të vëmë në dyshim mbrojtjen e kufijve tanë të jashtëm“, shkroi Fon der Lajen.
„Asnjë shtet apo aktor jostatal nuk do të lejohet të shfrytëzojë rregullat ose vlerat tona për të destabilizuar Bashkimin.“
Letra u dërgua te liderët e të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së dhe do të shërbejë si bazë për diskutimin mbi migracionin të planifikuar për të premten. Ky është dita e dytë e takimit të Këshillit Evropian këtë javë.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
