E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Komuna Ilinden shënoi Ditën Ndërkombëtare të shkopit të bardhë me Panairin Inkluziv

13.10.2026, 15:23

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të shkopit të bardhë, në Komunën Ilinden u mbajt një Panair Inkluziv me moton „Prek. Dëgjo. Ndjej. Kupto.“ Ngjarja u organizua në bashkëpunim me SHFMU „Goce Dellçev“ dhe Shkollën e Mesme Shtetërore me qendër burimore „Dimitar Vlahov“ – Shkup, me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për personat me dëmtime të shikimit, nxitjen e inkluzionit dhe promovimin e mundësive të barabarta.

Brenda panairit u vendosën stenda tematike, përmes të cilave vizitorët patën mundësinë të njihen me shkrimin Braj, materialet mësimore taktile, teknologjinë asistive, lojërat dhe aktivitetet sportive të përshtatura, si dhe me rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë dhe lëvizshmërisë së personave me dëmtime të shikimit.

Kryetari i komunës, Georgievski, së bashku me drejtorët e dy shkollave, vizituan stendat ekspozuese dhe u njohën me metodat mësimore, ndihmësit modernë dhe aktivitetet përmes të cilave nxiset pavarësia dhe përfshirja aktive e personave me dëmtime të shikimit në jetën e përditshme.

Komuna Ilinden mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi inkluziv ku çdo individ do të ketë mundësi të barabarta për arsim, zhvillim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. Përmes bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe mbështetjes së iniciativave të tilla, Komuna vazhdon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes, tejkalimin e paragjykimeve dhe ndërtimin e një komuniteti të bazuar në solidaritet, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme