E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Merç: Europa do të udhëheqë përpjekjet për ruajtjen e rendit ndërkombëtar tregtar

Kancelari gjerman Friedrich Merç deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të marrë rolin udhëheqës në formësimin e një oferte më të mirë në kohën kur tregtia e lirë dhe rendi global tregtar i bazuar në rregulla janë nën presion.

"Ne duam të ofrojmë mundësi që shkojnë përtej marrëveshjeve bilaterale", tha Merç në Konferencën Aziatiko-Paqësore të biznesit gjerman në Seul, raportoi "Yonhap".

Ai theksoi se Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me partnerë në Evropë dhe më gjerë për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej rendin global ekonomik të bazuar në rregulla dhe shtoi se shumë vende i detyrojnë prosperitetin e tyre tregtisë ndërkombëtare dhe nuk janë të gatshme ta braktisin atë.

Merç, i cili është në një vizitë njëjavore në Azi, gjatë së cilës vizitoi Singaporin dhe Japoninë, dje u takua me presidentin e Koresë së Jugut, Li Je Myung.

Të dy liderët vendosën një kornizë për përmirësimin e partneritetit të sigurisë.

Sot, kancelari gjerman vlerësoi se ngjashmëria strukturore e industrisë së Koresë së Jugut dhe asaj gjermane ofron mundësi për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ministria e Industrisë e Koresë së Jugut njoftoi se kompani dhe organizata nga të dy vendet nënshkruan nëntë memorandume mirëkuptimi, me qëllim mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësimin e hyrjes së tyre në treg në sektorët e energjisë, energjetikës dhe biomjekësisë, sipas agjencisë Tanjug.

Lajme të ngjashme