E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mjeku i Papës: Nuk i nevojitet terapi e mëtejshme pas heqjes së tumorit

22.10.2026, 07:33

Papa Lavi nuk do të ketë nevojë për terapi shtesë pas operacionit për kancer në mushkëri, të cilit iu nënshtrua javën e kaluar, njoftuan mjekët e tij, duke theksuar se tumori nuk është përhapur.

Gjatë operacionit u hoq pjesa e poshtme e krahut të djathtë të mushkërive të Papës; atij iu diagnostikua adenokarcinoma pulmonare, forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive.

Testet përfundimtare histologjike dhe analizat molekular-biolgjike të indit të hequr konfirmuan diagnozën, duke treguar se sëmundja mbeti e lokalizuar, thanë mjekët në një deklaratë të publikuar nga Vatikani.

"Vlerësimi shtesë onkologjik konfirmoi se nuk është e nevojshme terapia e mëtejshme", deklaruan kirurgu kryesor i Papës, Stefano Margaritora, dhe mjeku i tij personal, Luigi Carbone.

Kthimi në detyra dhe planet për udhëtim
Papa u lirua nga spitali të shtunën dhe po kthehet gradualisht në detyrat e tij të rregullta. Të mërkurën, ai u kthye në Sheshin "Shën Pjetri" për të mbajtur audiencën e tij javore.

Ende nuk dihet nëse Papa do të realizojë udhëtimin e planifikuar në Uruguaj, Argjentinë dhe Peru, i parashikuar për periudhën nga 6 deri më 17 nëntor.

Javën e kaluar, Margaritora deklaroi se nuk ka "asnjë arsye klinike" që do ta pengonte Papën të udhëtonte në Amerikën e Jugut; megjithatë, sekretari i shtetit i Vatikanit sugjeroi se Papa mund të ketë nevojë të përshtasë ritmin e programit të tij për të lehtësuar rikuperimin e tij.

Lajme të ngjashme