Në Francë konfirmohet rasti i parë i infektimit me virusin Shamonda te njeriu, pacienti ka ndërruar jetë

Në Francë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me virusin Shamonda te njeriu. Pacienti te i cili u zbulua virusi ndërkohë ka ndërruar jetë, njoftuan autoritetet shëndetësore franceze, duke theksuar se në këtë fazë nuk ka rrezik për popullatën e përgjithshme, transmeton Reuters.
Virusi Shamonda i përket grupit të ortobunijavirusëve që transmetohen përmes insekteve. Ai prek kryesisht bagëtinë, veçanërisht lopët, dhe transmetohet nga mushkonja të vogla që pickojnë.
U identifikua për herë të parë në Nigeri në mes të viteve 1960, dhe që atëherë është regjistruar herë pas here te kafshët në Afrikë dhe Japoni. Gjatë këtij viti virusi është përhapur në disa vende evropiane.
Sipas qeverisë franceze, deri tani është menduar se ky virus nuk transmetohet te njerëzit.
Supozimi kryesor është se pacienti është infektuar në pjesën lindore të Francës, ku virusi ka qarkulluar mes kafshëve gjatë pranverës dhe verës së vitit 2026.



