E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Një burrë ekzekutohet në Teksas me të njëjtin ilaç si Krista Pike

08.10.2026, 08:41

46-vjeçari Jamal Howard u ekzekutua në Teksas të mërkurën në mbrëmje. Ky është ekzekutimi i parë në SHBA pas përpjekjes së dështuar për ekzekutimin e Krista Pike javën e kaluar. Howard mori një dozë vdekjeprurëse pentobarbital në burgun shtetëror në Huntsville, dhe vdekja u konstatua në orën 20:03 me kohën lokale, raporton BBC.

Përpjekje ligjore për shtyrje
Avokatët e Howard kërkuan nga gjykatat të shtyjnë ekzekutimin për shkak të rastit të Krista Pike. Ata theksuan se Howard përballet me të njëjtat rreziqe pasi Teksasi kishte ndërmend të përdorte pentobarbital – të njëjtin ilaç që u përdor në ekzekutimin e dështuar. Ata gjithashtu pretenduan se rezervat e ilaçit në Teksas ishin të papërshtatshme, argument që përdorën edhe avokatët e Krista Pike.

Gjykatat refuzuan dy herë ankesat e tyre, dhe vonë të mërkurën i hodhi poshtë edhe Gjykata Supreme e SHBA-së. "Teksasi nuk duhet të ndjekë shembullin e Tenesit, dhe shtyrja do ta parandalonte këtë", thanë avokatët e Howard. Mbrojtja gjithashtu kërkoi nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, të shtyjë ekzekutimin për 30 ditë që të mund të grumbullojnë më shumë informacion për ilaçin që përdoret. Guvernatori nuk miratoi kërkesën për shtyrje.

Vrasja e vitit 2000 dhe fjalët e fundit
Howard u dënua me vdekje për një vrasje të kryer në vitin 2000. Atëherë, si 20-vjeçar, ai qëlloi me armë një shitëse 42-vjeçare, Vicki Swartaout, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Teksas. Ai vodhi një kuti cigaresh dhe 114 dollarë nga kasa.

Kur iu kërkua deklarata e tij e fundit, Howard iu drejtua anëtarëve të familjes së viktimës, të cilët ndoqën ekzekutimin nga dhoma e dëshmitarëve. "Dua që të pranoni kërkesën time për falje dhe kërkoj falje nga ju", tha ai. "Më vjen keq për atë që ndodhi. Shpresoj që një ditë të mund të më falni."

Lajme të ngjashme

Britania i bëri një pritje mbretërore Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga mbreti Charles dhe kryeministri Andy Burnham. Vizita e presidentit ukrainas zhvillohet në kushte të tensioneve të reja në marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton "Politico"…

17:51