Papa: Duhet të rinovojmë paqen kudo, jo të përgatitemi për luftëra të reja

Papa Lav XIV sot bëri thirrje që vendet të ndalojnë përgatitjet për luftëra të reja, duke thënë se vetëm paqja është diçka e shenjtë, raportuan mediat italiane.
„Duhet të rinovojmë paqen kudo, jo të përgatitemi për luftëra të reja! Lufta nuk duhet të bëhet kurrë në emër të Zotit! Për ne besimtarët, ‘lufta në emër të fesë në fakt do të thotë sulm ndaj vetë besimit’, tha papa në një mesazh video drejtuar pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Paqe pa armë”, që u mbajt në Asizi, raportoi agjencia „Ansa“.
Kreu i Kishës Katolike njëkohësisht tha se nuk ekziston diçka e tillë si luftë e shenjtë, sepse vetëm paqja është e shenjtë.
„Në këto kohë, të karakterizuara nga kultura e pushtetit, është e nevojshme të ushqejmë ‘shpirtin e Asizit’, që nënkupton heqjen dorë nga çdo justifikim fetar për luftë, si dhe pranimin e shpirtit të ndërmjetësimit dhe dialogut“, shtoi papa në mesazh.
Papa Lav u lirua nga spitali „Gemelli“ në Romë më 17 tetor, pas një operacioni të suksesshëm në mushkëri dhe një rikuperimi pesëditor, dhe u kthye në Vatikan.
Takimi ndërkombëtar „Paqe pa armë që çarmatose“ u mbajt në Asizi nga 25 deri më 27 tetor, në përvjetorin e 40-të të Ditës Botërore të Lutjes për Paqe, të thirrur nga papa Gjon Pali II në vitin 1986.
Në takim morën pjesë udhëheqës fetarë, përfaqësues të feve të ndryshme, kulturës, shoqërisë civile dhe politikës nga e gjithë bota, transmeton Tanjug.



