E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Papa Luan u operua me sukses

momentale.mk13.10.2026, 20:44

Papa Luan u operua me sukses sot pasdite në spitalin "Gemelli" në Romë, ku iu hoq një nyje e vogël nga mushkëritë e tij. Vatikani konfirmoi në një njoftim zyrtar se procedura kaloi mirë dhe sipas planit, raporton Reuters.

Papa 71-vjeçar u pranuar në spital gjatë ditës. Ai më parë deklaroi se rritja u zbulua në një fazë të hershme gjatë një kontrolli mjekësor të fundit.

Operacioni i Papës Luan XIV për heqjen e një "nyje të vogël, të lokalizuar" nga mushkëritë e tij ishte i suksesshëm dhe ai u kthye në dhomën e tij në spitalin "Gemelli", sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

X (Twitter)

Pope Leo XIV’s surgery to remove a “small, localized nodule” from his lung was successful and he has returned to his room in the Gemelli Hospital, according to the Holy See Press Office. https://t.co/fWQ89xj6Xa

— Vatican News (@VaticanNews) October 13, 2026

Shiko në X

Sipas informacionit nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, pritet që rikuperimi i papës të zgjasë rreth një javë.

Foto: EPA

Lajme të ngjashme