E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Publikohet lista e vendeve më mikpritëse në Evropë

22.10.2026, 09:46

Irlanda është shpallur vendi më mikpritës evropian në vitin 2026, sipas lexuesve të revistës së njohur turistike „Condé Nast Traveller“.

Renditja është përbërë bazuar në 300,000 vota të dhëna nga lexuesit në kuadër të çmimeve vjetore „Readers’ Choice Awards 2026“ („Zgjedhja e lexuesve“), të cilat nxjerrin në pah destinacionet dhe përvojat turistike të preferuara nga udhëtarët.

Sipas rezultateve të votimit, vendi më mikpritës evropian në vitin 2026 është Irlanda, menjëherë pas saj është Portugalia. Italia zuri vendin e tretë, Greqia të katërtin, ndërsa Spanja të pestin.

Turqia u rendit në vendin e gjashtë, pas saj është Estonia në të shtatin, ndërsa vendi i tetë i takoi Sllovenisë. Kroacia zuri vendin e nëntë, dhe Austria mbyll listën e dhjetë vendeve më mikpritëse evropiane.

Çmimet „Readers’ Choice Awards“ janë njohje vjetore që jepen nga revista „Condé Nast Traveller“, ku lexuesit votojnë për destinacionet dhe përvojat e tyre të preferuara të udhëtimit. Ndryshe nga renditjet e bazuara në tregues statistikore, kjo zgjedhje pasqyron përshtypjet dhe përvojat personale të udhëtarëve.

Lajme të ngjashme