Magjar: Zelenski kërkoi transit të drithërave ukrainase përmes Hungarisë dhe vendeve fqinje

Kryeministri hungarez Peter Magjar deklaroi sot se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i ka kërkuar vendeve fqinje – Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Hungarisë – që të mundësojnë transitin e drithërave ukrainase për shkak të bllokadës së Detit të Zi.
Magjar, i cili dje në një takim bilateral me Zelenskin u dakorduan për rifillimin e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Hungarisë, deklaroi se nuk do të kishte asgjë kundër kësaj mase nëse ngarkesat ukrainase me drithëra vetëm do të transitojnë përmes Hungarisë, transmetoi RTL.hu.
Ukraina po përballet me vështirësi në eksportin e drithërave përmes rrugës detare për shkak të sulmeve ruse ndaj porteve të saj në Detin e Zi. Për këtë arsye, disa nga produktet bujqësore po ridrejtohen në rrugë transporti tokësor përmes vendeve fqinje.


