SHBA dhe Irani debatojnë për ngushticën e Hormuzit; Amerikanët: Ne e kontrollojmë atë

Shtetet e Bashkuara dhe Irani paraqesin pretendime të kundërta lidhur me kontrollin mbi ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare jetike për furnizimin global me energji.
"Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë e kontrollojnë qartë ngushticën", njoftoi në platformën e mediave sociale "X" Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në rajon. "Më herët sot, një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendoi në media se 'Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur' dhe se vendi i tij ka 'kontroll të plotë mbi të'. Kjo është E PASAKTË", theksoi CENTCOM.
Ngushtica si vatër konflikti
Ngushtica e Hormuzit u bë vatër kryesore në konfliktin midis SHBA-së dhe Iranit që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit. Përmes kërcënimeve dhe sulmeve ndaj anijeve, Irani pengoi ndjeshëm trafikun nëpër ngushticë, e cila është kyçe për furnizimin global me naftë, gaz dhe plehra kimike.
Forcat amerikane gjithashtu sulmuan anije civile iraniane dhe vendosën një bllokadë detare për anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane. Ndërprerjet në trafikun në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare botërore për energji shkaktuan rritje të çmimeve të naftës në nivel global.
Furnizimet me naftë vazhdojnë pavarësisht sulmeve
"Anijet që transportojnë mallra komerciale dhe produkte energjetike aktualisht kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit", raportoi CENTCOM.
Para luftës, analistët vlerësuan se rreth 19 milionë fuçi naftë kalonin në ngushticë çdo ditë. Ekspertët pjesërisht i atribuojnë rritjen e furnizimeve me energji që nga fundi i korrikut zgjerimit të asaj që njihet si flota për transport me distanca të shkurtra. Bëhet fjalë për tankerë që, nën mbrojtjen e marinës amerikane, transportojnë naftë nga terminalet e ngarkimit në Gjirin Persik deri te anijet që presin jashtë ngushticës. Megjithatë, sulme ndaj anijeve në këtë rrugë ujore janë regjistruar edhe në ditët e fundit.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
