Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump përfiton duke përdorur funksionin e presidentit, sipas sondazheve të fundit

Shumica e amerikanëve mendojnë se Donald Trump përfiton duke përdorur funksionin e tij në mënyrë joetike ose të paligjshme dhe se ai është më i fokusuar në pasurinë e tij personale sesa në ndihmën e njerëzve si ata, tregon një sondazh i ri i AP-NORC.
Ndërsa biznesi familjar i Trump sjell para rekord nga ndërmarrjet e reja, të mbështetura nga politika e tij, një sondazh i agjencisë AP dhe NORC – Qendra për Kërkime Publike tregon se lidhur me pretendimin se Trump përfiton, rreth gjashtë nga 10 amerikanë të rritur (gjashtëdhjetë për qind) besojnë se ai ose përfiton në mënyrë të paligjshme, ose bën diçka joetike, por jo të paligjshme, transmetojnë mediat.
Vetëm dy nga 10 amerikanë (njëzet për qind) mendojnë se presidenti republikan nuk bën asgjë të keqe, ndërsa një përqindje e ngjashme thonë se nuk dinë mjaftueshëm për të pasur një opinion të qartë për këtë.
Pak më shumë se 50 për qind e amerikanëve besojnë se Donald Trump ka prioritetizuar shumë interesat e tij financiare personale që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vetëm rreth një e katërta besojnë se ai i jep të njëjtin rëndësi vendit si një tërësi.
Një numër i vogël të rriturish, rreth një nga dhjetë, mendojnë se Trump është shumë i përqendruar tek njerëz si ata.
Trump tallte pyetjen për konflikt interesi në fillim të mandatit të tij të dytë, kur deklaroi për "New York Times" se "ka zbuluar se askujt nuk i intereson kjo", raporton agjencia AP.
Ndryshe nga mandati i parë, këtë herë ai hoqi ndalimin e vetëvendosur për familjen e tij për të bërë marrëveshje në sektorin privat, dhe vetë nisi disa biznese të reja kripto, sipas medias.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se shumica e amerikanëve të rritur besojnë se rritja e pasurisë personale është fokusi i Trump në mandatit e tij të dytë, të paktën deri në një farë mase. Vetëm një e katërta e të anketuarve besojnë se ai i jep prioritet interesave të tij personale të biznesit "vetëm pak" ose "aspak", duke përfshirë më pak se gjysmën e republikanëve.
Shtëpia e Bardhë vazhdimisht hedh poshtë akuzat se Trump dhe familja e tij përfitojnë financiarisht nga pozicioni i tij, duke thënë se kjo është një problem i rremë dhe duke theksuar prerë se nuk ka konflikt interesi dhe se Trump vepron vetëm në interes të vendit, shkruan agjencia AP.
Agjencia shton se në deklarimin e detyrueshëm të pasurive të tij në qershor, Trump deklaroi se kishte fituar më shumë se një miliard dollarë nga një biznes i ri kripto që nga lehtësimi i rregulloreve për atë industri.
Një nga ndërmarrjet e tij kripto mori një investim prej gjysmë miliarde dollarësh pas zgjedhjes së tij si president, përmes një biznesi nga Emiratet e Bashkuara Arabe të lidhur me familjen mbretërore. Ai gjithashtu mori ndihmë nga një kompani kriptomonedhash e themeluar nga një miliarder kinez që ka probleme me ligjin në SHBA, sipas shkrimeve.
Në anën e biznesit të pasurive të paluajtshme, Organizata Trump ka bërë tetë marrëveshje të huaja në vitin e parë të presidencës së tij, duke përfshirë shumë në shtete autoritare, njëpartiake me ndikim mbi biznesin privat që ose duan që Trump të mbetet i kënaqur, ose të mbajnë tarifat e ulëta, ose ushtrinë amerikane ta mbrojë, ose të treja, sipas AP.
Katër nga 10 amerikanë besojnë se presidenti amerikan bën diçka të paligjshme
Në total, rreth katër nga 10 amerikanë (40 për qind) besojnë se Trump bën diçka të paligjshme, ndërsa dy nga 10 mendojnë se ai bën diçka joetike, por jo të paligjshme. Demokratët janë veçanërisht të prirur të besojnë se ai ka shkelur ligjin, dhe tetë nga 10 (80 për qind) e thonë këtë.
Individët që konsiderohen të pavarur dhe republikanë janë shumë më pak të bindur se demokratët se Trump po shkel ligjin. Vetëm rreth tre nga 10 të pavarur dhe rreth një nga 10 republikanë thonë se ai bën diçka të paligjshme. Rreth dy nga 10 të pavarur dhe një pjesë e ngjashme e republikanëve besojnë se sjellja e tij është joetike, por jo e paligjshme.
Shumica e republikanëve mendojnë se ai nuk bën asgjë të keqe ose thonë se nuk dinë mjaftueshëm për të gjykuar.
Rreth një e katërta e amerikanëve thonë se ai i jep prioritet "në masë të madhe" vendit si një tërësi që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, dhe vetëm rreth një nga dhjetë të anketuar besojnë se Trump është "fort" i fokusuar tek njerëz si ata.
Sondazhi është kryer në një mostër prej 2,140 të rriturish midis 24 dhe 28 shtatorit.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
