Situatë e jashtëzakonshme në aeroport në Gjermani, sipas informacioneve fillestare incidenti lidhet me një avion nga Greqia

Aeroporti në Nurnberg, Gjermani, ka ndërprerë të gjithë trafikun ajror për shkak të një situate të jashtëzakonshme në një avion. Të gjitha mbërritjet dhe nisjet janë anuluar deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi aeroporti në faqen e tij zyrtare të internetit.
Derisa nuk jepen detaje për natyrën e incidentit, aeroporti ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë informacione shtesë.
Sipas gazetës gjermane "Bild", policia dyshon se situata e jashtëzakonshme ka ndodhur në një nga avionët, por arsyeja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Zëdhënësi i policisë fillimisht nuk ka mundur të precizojë sa oficerë policie janë angazhuar në terren.
Operacioni policor ka filluar menjëherë para uljes së një avioni nga ishulli grek Korfu, e cila ishte parashikuar rreth orës 12:15. Sipas të dhënave të shërbimit "Flightradar24", avioni i kompanisë "Corendon Airlines", në fluturimin XR456, ka aterruar në mënyrë të sigurt në orën 12:16.
Zëdhënësi i aeroportit ka konfirmuar se avioni nga Greqia para uljes është shoqëruar nga avionë luftarakë "Eurofighter". Ai ka shtuar se operacioni policor vazhdon dhe aeroporti mbetet i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm.
"Për shkak të një situate të jashtëzakonshme në avion, trafiku ajror aktualisht është ndërprerë", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit të aeroportit.
Kjo është ngjarja e dytë e sigurisë në aeroportin e Nurnbergut gjatë të njëjtës ditë. Në orët e natës drejt të martës, trafiku ajror ishte i shqetësuar për shkak të dyshimit për praninë e një droni.
Sipas policisë, tre pilotë, pavarësisht njëri-tjetrit, kanë raportuar se kanë vërejtur një objekt fluturues të panjohur gjatë nisjes ose uljes, në periudhën ndërmjet orës 2 dhe 4 të mëngjesit.
Policia kufitare ka nisur menjëherë kërkimin, në të cilin ishte përfshirë edhe një helikopter policor, por gjatë kontrollit nuk është gjetur objekti i dyshuar.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
