E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Sulm kibernetik ndaj parlamentit italian, mes qëllimeve edhe posta elektronike e kryeministres Meloni

Sistemet informatike të Dhomës së Ulët të parlamentit italian në ditët e fundit kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik, dhe mes qëllimeve ishte edhe adresa elektronike parlamentare e kryeministres Giorgia Meloni. Informacionin e konfirmoi një burim nga parlamenti, transmeton "Reuters".

I njëjti burim nuk mund të precizojë nëse hakerat kanë arritur të hyjnë në postën elektronike të kryeministres, por theksoi se siguria nuk është kërcënuar pasi janë aktivizuar të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse.

Nga kabineti i kryeministres Meloni sqaruan më tej se nuk bëhet fjalë për një adresë elektronike që ajo përdor për komunikim zyrtar të Qeverisë.

Sipas të njëjtave informacione, sulmi ishte i drejtuar edhe ndaj deputetëve të tjerë në Dhomën e Ulët të parlamentit, si dhe ndaj institucioneve të tjera.

Sulmet kibernetike në vitet e fundit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Itali dhe Evropë. Objektivat e tyre shpesh janë qeveritë, objektet infrastrukturore dhe kompanitë, dhe këto incidente shkaktojnë ndërprerje në shërbime dhe ngrejnë pyetje për mbrojtjen e të dhënave.

Lajme të ngjashme