E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Një agjent i ICE qëlloi një burrë në Nju Jork, në makinë kishte edhe një fëmijë pesëvjeçar

09.10.2026, 07:22

Një agjent i Shërbimit Amerikan për Imigracion dhe Dogana (ICE) dje qëlloi dhe plagosi një burrë në lagjen Bronx të Nju Jorkut. Departamenti i Sigurisë së Brendshme (DHS), nën juridiksionin e të cilit është kjo agjenci, konfirmoi se zyrtari i tyre "përdori armë zjarri".

Të shtënat ndodhën gjatë një "operacioni të synuar për arrestimin e një shtetasi të huaj me dosje kriminale, i cili qëndron në vend në mënyrë të paligjshme". Në njoftim thuhet se burri është gjallë dhe ndodhet në një spital lokal, transmeton BBC.

X (Twitter)

🛑 INCIDENT I ICE NË MARBLE HILL, NYC 🛑

Një burrë qëndron në rrugë pranë një Honda-je, xhami i pasmë i së cilës është thyer nga të shtënat.

Një agjent i përkulur mbi të ndërsa agjentë të tjerë të armatosur sigurojnë vendin e ngjarjes.

Një fëmijë 5-vjeçar që ishte në sediljen e pasme nuk u lëndua. https://t.co/jNOUMYE2Cj

— Donk Media ♻️™ (@donkoclock) 9 tetor 2026

Shiko në X

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zoran Mamdani, e vlerësoi ngjarjen si "të papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze". "Sipas informacioneve fillestare, agjentët e rrethuan atë dhe një fëmijë pesëvjeçar në makinë para se të qëllonin disa herë. Besojmë se fëmija nuk ka pësuar dëmtime fizike", deklaroi Mamdani.

X (Twitter)

Protestues anti-ICE kanë MBYLLUR rrugët e NYC për të protestuar kundër ICE pasi një agjent qëlloi një emigrant ilegal..

Sipas Homeland Security, ai është një emigrant ilegal nga Republika Domenikane me një dënim për vjedhje të madhe, arrestime të mëparshme për sulm, grabitje, posedim droge dhe armësh, dhe lidhje me bandën Trinitarios. NYPD e kishte në paraburgim që në dhjetor 2023, dhe qyteti e lejoi të dilte disa DITË më vonë.

Protestuesit bllokuan një kryqëzim jashtë spitalit, shtynë barrikadat e policisë dhe hodhën shishe uji ndaj oficerëve që përpiqeshin të mbanin rrugën të hapur për ambulanca.

Zohran Mamdani e quajti të shtënat "të papranueshme" dhe thotë se KËRKON nga Presidenti Trump të ndalojë TË GJITHA operacionet e ICE në Nju Jork — dhe sigurisht nuk tha asnjë fjalë për dosjen kriminale të emigrantit ilegal.

— American AF 🇺🇸 (@iAnonPatriot) 9 tetor 2026

Shiko në X

Gouvernorja e shtetit Nju Jork, Keti Hochul, vonë mbrëmë deklaroi se ka biseduar për të shtënat me presidentin Donald Trump. Ajo i përcolli "indinjatën e qytetarëve të Nju Jorkut" dhe kërkoi publikimin e të gjitha pamjeve nga kamerat që mbajnë zyrtarët me vete, "për të përcaktuar faktet dhe zbuluar të vërtetën". Trump ende nuk ka komentuar publikisht incidentin.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme njoftoi se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik zyrtarisht, vjen nga Republika Domenikane. Ata theksojnë se ai ka "dënim për vjedhje të rëndë dhe arrestime të shumta për sulm, grabitje dhe posedim droge dhe armësh". Departamenti gjithashtu pretendon se ai është i lidhur me "Trinitarios", një grup që Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së e përshkruan si një organizatë kriminale transnacionale.

X (Twitter)

Protestuesit tani po i largojnë ICE nga NYC. https://t.co/w3QeQWHAJC

— Ali (@MerruX) 8 tetor 2026

Shiko në X

Mamdani njoftoi se do t’i kërkojë presidentit Trump të ndalojë të gjitha operacionet e ICE në qytet. "Nuk do të qëndroj duarkryq ndërsa agjentët e ICE terrorizojnë komunitetet tona", shkroi ai në rrjetin social X mbrëmë.

Një grup demonstruesish u mblodh në vendngjarje. Ata brohorisnin parulla si "Duam drejtësi" dhe "ICE – jashtë rrugëve tona".

Lajme të ngjashme

Britania i bëri një pritje mbretërore Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga mbreti Charles dhe kryeministri Andy Burnham. Vizita e presidentit ukrainas zhvillohet në kushte të tensioneve të reja në marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton "Politico"…

17:51