(Video) Publikohet një incizim i ri i sulmit iranian ndaj bazës amerikane në Kuvajt

Incizime të reja, të cilat CBS News i ka siguruar ekskluzivisht, tregojnë sulmet iraniane ndaj një baze të madhe ushtarake amerikane në Kuvajt, të kryera në fillim të luftës me Iranin para shtatë muajsh. Forcat amerikane ishin objekt i sulmit me raketa balistike dhe dronë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se në sulme morën pjesë edhe avionë luftarakë iranianë "F-5", transmeton CBS News.
Incizimet, të bëra nga një person i pranishëm në bazën Camp Buehring, tregojnë momentet e goditjeve dhe shpërthimeve. Dëmtime në objektet dhe pajisjet ushtarake janë të dukshme.
Sulmet ndaj Camp Buehring ilustrojnë sfidat me të cilat u përballën forcat amerikane në ditët e para të luftës.
CBS News mëson se ushtarët që mbrojtën bazën u përballën me mungesë kritike të municionit me kalibër .50, ndërsa disa njësitë u vendosën në shkretëtirën Udairi në Kuvajt.
Reagime nga Pentagoni
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton operacionet në Lindjen e Mesme, refuzoi të komentojë sulmet. Pentagoni gjithashtu nuk dha koment, por iu referua deklaratës së sekretarit të mbrojtjes Pete Hegseth më 4 mars lidhur me tërheqjen e trupave dhe masat mbrojtëse.
"Duke forcuar njëkohësisht kapacitetet tona sulmuese, ne kemi zhvendosur shumicën dërrmuese të trupave tanë – më shumë se 90 për qind të atyre të stacionuar në bazat – në një vend të sigurt dhe jashtë rrezes së zjarrit iranian", tha Hegseth para gazetarëve në mars.
Camp Buehring ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri me Irakun dhe ka shërbyer për më shumë se dy dekada si një pikë kyçe tranziti për forcat amerikane në Lindjen e Mesme.
Lajme të ngjashme
Komisioni Evropian miratoi 168,2 milionë euro për tetë projekte që planifikojnë rritjen e prodhimit evropian të municioneve, eksplozivëve dhe komponentëve për raketa dhe dronë. Pritet që projektet të nxisin gjithsej 1,26 miliardë euro investime industriale, me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pajisjeve ushtarake…
15:18Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për Ukrainën në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupit G7 këtë javë, pasi vendi përballet me mungesë të fondeve financiare për vitin 2027. Këtë e konfirmoi komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, transmeton "Reuters". Financimi për…
14:58Oferta e reduktuar e naftës dizel në tregun botëror mund të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2027, për shkak të prodhimit të kufizuar, ndërprerjeve në furnizimet nga Lindja e Mesme dhe Rusia dhe rezervave të reduktuara, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas raportit më të fundit mujor…
13:44
