(Video) Rusia kreu sulm me raketa balistike ndaj Kievit: shpërtheu zjarr

Rusia natën e kaluar kreu një sulm me raketa balistike ndaj Kievit, ku u goditën depo, ndërsa u dëmtuan edhe ndërtesa banimi. Në disa lagje të qytetit shpërthyen zjarre, dhe në terren u dërguan ekipe të shërbimeve emergjente. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka persona të lënduar.
Sulmi filloi rreth orës 22:45 me kohën lokale, kur kryetari i Kievit, Vitali Kliczko, raportoi për shpërthimet e para. Pak më vonë, ai konfirmoi se raketat ruse goditën objekte magazinash në lagjen Darnicki, në bregun lindor të lumit Dnjepr.
Depo të djegura, ndërtesa banimi të dëmtuara
"U goditën objekte magazinash në lagjen Darnicki. Shpërtheu zjarr", njoftoi Kliczko në "Telegram".
Në lagjen fqinje Dniprovskij, mbeturinat e raketave ranë në oborrin e një kompleksi banimi, duke shkaktuar zjarr. Një objekt biznesi u shkatërrua pjesërisht dhe ai gjithashtu u përfshi nga zjarri, por zjarrfikësit arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll.
Në dy vende të tjera, nga fuqia e shpërthimeve u thyen dritaret e ndërtesave banimi. Në një nga oborret u dëmtuan edhe automjete të parkuara.
Sipas autoriteteve të qytetit, ekipe të shërbimeve emergjente janë dërguar në të gjitha vendet e goditura. Deri tani nuk ka informacione për viktima.



