E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Shembet ndërtesa shtatëkatëshe në Stamboll: ekipet e shpëtimit kërkojnë njerëz

08.10.2026, 09:32

Sot në mëngjes, rreth orës 5:40, u shembën tre katet e para të një ndërtesë shtatëkatëshe në komunën Maltepe të Stambollit. Shërbimet përgjegjëse për ndërhyrje emergjente – duke përfshirë zjarrfikësit, policinë, ekipet e Drejtorisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe ekipet mjekësore – u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, transmeton AP.

Shpëtimtarët fillimisht evakuuan banorët që kishin mbetur në apartamentet e kateve të sipërme, të paprekura. Në të njëjtën kohë, filloi kërkimi në rrënoja. U konstatua se punishtja e tekstilit në katin përdhes ishte bosh në momentin e shembjes.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

Me ndihmën e qenve kërkues, ekipet nxorën nga rrënojat pesë persona – përfshirë dy fëmijë. Të plagosurit morën ndihmë mjekësore dhe u transportuan në spitalet afër. Gjatë operacionit, një zjarrfikës u ndje keq dhe ai gjithashtu u dërgua në spital.

X (Twitter)

İstanbul Maltepe’de 7 katlı binanın saniyeler içinde çöktüğü ana ilişkin güvenlik kamerası görüntüleri ortaya çıktı. https://t.co/FZjb3gxZ1Z

— Asayiş Berkemal (@asayisberkemal0) 8 Tetor, 2026

Shiko në X

Në operacion marrin pjesë një numër i madh shpëtimtarësh. Shërbimi i zjarrfikësve ka angazhuar 175 anëtarë me 56 automjete dhe qen kërkues, ndërsa AFAD në terren ka 25 anëtarë, pesë automjete dhe dy qen kërkues. Policia ka mbyllur rrugët hyrëse dhe ka siguruar zonën rreth ndërtesës për të mundësuar punën e pandërprerë të ekipeve. Për shkak të rrezikut të shembjes së mëtejshme, shpëtimtarët hyjnë në ndërtesë duke respektuar masa strikte sigurie.

X (Twitter)

İstanbul Maltepe’de 7 katlı bir binanın ilk 3 katı, henüz bilinmeyen nedenle çöktü.

▬ Arama kurtarma çalışmaları devam ediyor. https://t.co/woZuC4EuNu

— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) 8 Tetor, 2026

Shiko në X

Guvernatori: Asnjë nga personat e shpëtuar nuk është në gjendje kritike për jetën
Zyra e guvernatorit të Stambollit në një njoftim konfirmoi se tre katet e para të ndërtesës u shembën rreth orës 5:40 të mëngjesit dhe se të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrje emergjente u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gjyl, vizitoi vendin e aksidentit së bashku me shefin e policisë së Stambollit, Selami Yildiz. Në deklaratën për mediat, Gjyl tha se ndërtesa ishte ndërtuar në vitin 1987 dhe përbëhej nga një hapësirë biznesi në katin përdhes dhe gjashtë kate banimi me gjithsej 12 apartamente.

X (Twitter)

Maltepe Cevizli Mahallesi Doğu Sokak’taki 6 katlı bir binanın alt 2 katında çökme meydana geldi. Ekiplerimiz olay yerinde çalışmalarını sürdürüyor. https://t.co/N0hkW9LGXv

— İstanbul İtfaiyesi (@ibbitfaiye) 8 Tetor, 2026

Shiko në X

Ai shpjegoi situatën me banorët: “Sipas regjistrimeve zyrtare, në atë adresë ishin regjistruar 33 persona. Shembja përfshiu katër apartamente të shpërndara në tre katet e para. Në ato apartamente ishin regjistruar gjithsej 14 persona. Deri tani kemi konstatuar se dy banorë mungonin, domethënë ishin në vendlindjet e tyre. Nga 12 personat e mbetur, pesë janë shpëtuar, me katër është kontaktuar, ndërsa për tre të tjerë ende po kërkohet”, deklaroi guvernatori.

Lajme të ngjashme

Britania i bëri një pritje mbretërore Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga mbreti Charles dhe kryeministri Andy Burnham. Vizita e presidentit ukrainas zhvillohet në kushte të tensioneve të reja në marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton "Politico"…

17:51