E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Trump: Mund t’u bëja gjëra të këqija Hillary Clintonit, Bidenit dhe Obamës

07.10.2026, 20:50

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot deklaroi se mund t’u bënte "gjëra të këqija" ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton dhe ish-presidentëve Barack Obama dhe Joe Biden. Ai komentoi për një përpjekje të mundshme të demokratëve për të nisur një procedurë për shkarkimin e tij.

Në pyetjen se për çfarë mund të kërkonin demokratët shkarkimin nëse fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin në zgjedhjet e nëntorit, Trump u përgjigj: "Mund t’i bëja shumë gjëra të këqija Hillary Clintonit. Mund t’i bëja shumë, shumë gjëra të këqija Joe Bidenit."

X (Twitter)

Trump: “I could’ve done very bad things to Hillary Clinton. I could’ve done very very bad things to Joe Biden. I could’ve done very bad things to Barack Hussein Obama … I can do whatever I want, if I want.” pic.twitter.com/xN6hiFNTaX

— Aaron Rupar (@atrupar) October 7, 2026

Shiko në X

"Mund t’i bëja shumë gjëra të këqija Barack Hussein Obamës. Mendoja se nuk do të ishte e përshtatshme sepse institucionit të presidencës duhet t’i bëhet respekt", vazhdoi Trump. Ai shtoi se funksioni i presidentit është "i shenjtë".

Trump dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i thanë votuesve republikanë se demokratët patjetër do të nisin një procedurë për shkarkim nëse fitojnë në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.

Lajme të ngjashme