E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zelenski pretendon se Kievi nuk është i përgatitur për dimrin; Klichko: Dëshirojnë të më zëvendësojnë

14.10.2026, 07:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski akuzoi autoritetet në Kiev për përgatitje të dobët para një dimri tjetër lufte, duke rritur kështu presionin ndaj kryebashkiakut të metropolit, Vitali Klichko.

"Çdo banor i Kievit mund të shohë se qyteti është me të vërtetë i papërgatitur", tha Zelenski në një mesazh video.

Ai shtoi se dronët pengojnë furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe se kryeqyteti po përballet me probleme lidhur me strehimet, përgatitjen e shkollave, ndërtimin e strukturave mbrojtëse për infrastrukturën kyçe dhe funksionimin e transportit publik.

"Kievi mbetet prapa"
Zelenski deklaroi se Kievi mbetet prapa rajoneve të tjera në zbatimin e planeve para sezonit të ftohtë, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Klichkon.

Klichko hodhi poshtë kritikat, duke thënë se Kievi është objektivi kryesor i sulmeve veçanërisht të ashpra ruse për javë me radhë.

"Kryebashkiaku nuk është përgjegjës për mbrojtjen ajrore", u tha ai gazetarëve.

Klichko deklaroi se kjo është një sulm ndaj vetëqeverisjes lokale, me qëllim që ta zëvendësojnë atë me një lider qyteti më të bindur.

"Populli më zgjodhi dhe në kushtet më të vështira bëj gjithçka që është e mundur për të justifikuar besimin e banorëve të Kievit, në mënyrë që qyteti të vazhdojë të funksionojë edhe në situata sulmesh shkatërruese armike", theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Britania i bëri një pritje mbretërore Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga mbreti Charles dhe kryeministri Andy Burnham. Vizita e presidentit ukrainas zhvillohet në kushte të tensioneve të reja në marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton "Politico"…

17:51