Diell me re të pakta deri mesatare: do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior

Moti sot do të jetë diellor me re të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë.
Në Shkup, diell me re të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në pjesë të luginës herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Moti në ditët në vijim
Pason periudhë me mot me re të ndryshueshme dhe të qëndrueshme, përveç të premtes kur do të ketë reshje të dobëta lokale shiu që në malet më të larta do të jenë dëborë. Sot do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa nga e premtja deri në fund të periudhës do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Povaradarisë.



