„Mickoski njoftoi pagë mesatare prej 1.000 eurosh, por nuk ka 600 euro për pagën minimale, përrallat nuk kanë fund“, thonë nga LSDM

„Hajduti doli me një shifër të re. Mesatarja prej një mijë euro pagë. Ashtu si pensionet, gjithashtu, që tha se janë rritur 16 herë. Si ekonomia e tretë në Evropë. Si Geta që kushtonte zero. Pagën minimale prej 600 euro e refuzuan në Kuvend. LSDM-ja paraqiti ligjin. VMRO-DPMNE nuk votoi. Levica nuk ishte në sallë. ZNAM nuk dha votë“, thonë nga LSDM.
„Satellitët nuk qëndruan në anën e punëtorit. Dy pagat minimale nuk mbulojnë as shportën e zvogëluar qeveritare. Me qiranë, shporta sindikale shkon mbi 90.000. Karburanti është në plafon. Njerëzit nuk kanë për bukë. Hajduti vizaton mijëra.
Mesatarja prej një mijë euro pagë nuk bëhet me fjalime. Bëhet me vepra, me rritjen e pagës minimale, me uljen e shportës sindikale, me masat që LSDM-ja i propozoi që në fillim të krizës. Asgjë nuk u pranua. Çmimet shkuan në plafon. Tani vjen përralla.
Nuk ka 600. Ka mijëra. Nuk ka pagë. Ka vizatim. Përrallave të hajdutëve nuk u ka fundi. Faturën e paguan populli“, thuhet në njoftimin e LSDM-së.



