E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ismail: LSDM nuk propozon pagë minimale prej 600 eurosh, por subvencionimin e pronarëve me para publike

08.10.2026, 11:45

Deputeti dhe nënkryetari i Levicës, Redzep Ismail – Haktan, reagon ndaj përpjekjeve të LSDM-së për të paraqitur Levicën si kundër rritjes së pagës minimale në 600 euro, dhe thekson se thelbi i propozimit është krejtësisht ndryshe nga ajo që LSDM përpiqet të paraqesë në publik.

"Si deputet nga Levica, unë isha në sallë, por qëllimisht nuk votova. Nuk votova për arsye të thjeshtë sepse propozimi nuk i detyron kompanitë të paguajnë shumën e caktuar prej 600 euro pagë minimale, por nga Buxheti, nga paratë publike, të financohen pagat e pronarëve", thekson Ismail.

Sipas tij, politika e LSDM-së përsëri përqendrohet në atë që shteti të marrë barrën që duhet ta mbajnë punëdhënësit, ndërsa fitimi mbetet privat.

"Çfarë logjike është kjo që shteti t'u paguajë punëtorin pronarëve, e ata me para të huaja ta punojnë 8-10 orë për xhepin e tyre!?"

Ismail thekson se LSDM në vend që të kritikojë Levicën, duhet të shpjegojë pse propozon që fondet publike të përdoren për subvencionimin e kapitalit privat, në vend që rritja e pagave të jetë detyrë e kompanive.

"Ju, zotërinj nga LSDM-ja zaeviste, lexoni oligarkiste, duket se nuk po ju vjen mendja aspak?! Për shkak të lodhjes suaj ideologjike, përgjithësisë dhe seriozitetit të ulët, nuk mund t'ju fajësohen të gjithë përveç vetes suaj."

Ismail thekson edhe kontradiktën në politikën e LSDM-së, e cila paraqitet si socialdemokrate, por propozon model ku shteti me para publike subvencionon punëdhënësin.

Lajme të ngjashme