E martë, 27 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Në Bruksel u mbajt takimi i parë parlamentar me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s

Në organizim të përbashkët të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe NATO-s, në Bruksel më 26 tetor 2026 u mbajt për herë të parë një takim parlamentar me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s/NAC, ku u ftuan shefat e delegacioneve në AP NATO dhe kryetarët e komisioneve kombëtare për mbrojtje. Takimi kishte për qëllim të theksojë rolin thelbësor që luajnë parlamentet aleate brenda Aleancës në zbatimin e objektivave kyçe të dakorduara në Samitin e NATO-s në Hagë në 2025 dhe në Samitin e NATO-s në Ankara në 2026.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në takim morën pjesë deputetët: Dragan Kovaçki, shef i delegacionit të Kuvendit në AP NATO dhe Pavle Arsofski, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Takimi përfaqësonte një platformë unike ku deputetët shkëmbyen mendime me Markos Perestrelon, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mark Ruten, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Nik Katsaras dhe Tarja Jakola, ndihmës të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe me kolegët e tyre nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s.

U ndanë mesazhe kyçe që parlamentarët duhet t’i përcjellin në parlamentet e tyre kombëtare për të ndihmuar në përshpejtimin e zbatimit të prioriteteve të Aleancës dhe për të vazhduar ndërtimin e një Europe më të fortë në një NATO më të fortë. U arrit në përfundimin se vetëm me veprim të përbashkët të parlamenteve mund të përkthehen detyrimet e Aleancës në veprime dhe plane kombëtare në fushat e investimeve në mbrojtje, zhvillimit të kapaciteteve, prokurimeve dhe rezistencës. Gjithashtu, u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve për mbrojtje në parlamentet aleate, Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe NATO-s.

Përfaqësuesit e NATO-s theksuan se shmangia kredibile mbështetet në kohezionin aleat, investimet e qëndrueshme dhe dorëzimin e shpejtë të kapaciteteve të mbrojtjes.

Lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i Aleancës, ndërsa aleatët evropianë rrisin kontributin e tyre në mbrojtjen konvencionale dhe forcojnë përpjekjet për përmbushjen e kërkesave për zhvillimin e kapaciteteve. U shkëmbyen praktikat më të mira kombëtare në zbatimin e 5% të detyrimit të Hagës për mbrojtje, duke mobilizuar njëkohësisht parlamentet aleate për të siguruar që NATO të ketë mbështetje politike të qëndrueshme dhe burimet e nevojshme për të shmangur dhe mbrojtur nga çdo kërcënim në afat të gjatë.

Takimi theksoi rolin që Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe parlamentet kombëtare kanë në mbështetjen e prioriteteve të Aleancës dhe sigurimin e zbatimit të tyre në kohë, dhe theksoi rolin e diplomacisë parlamentare në përmirësimin e marrëdhënieve transatlantike dhe ndërtimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet aleatëve.

Lajme të ngjashme