(Foto) Nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Vinica dhe fëmijë nga kopshtet e Shkupit vizituan kabinetin presidencial

Për ceremoninë e ndërrimit të flamurit shtetëror, e cila mbahet çdo të premte të dytë të muajit, sot kabinetin presidencial e vizituan nxënësit nga SHF "Goce Dellçev" nga Vinica dhe fëmijë nga kopshtet e Shkupit "Orce Nikolov" – Karposh, Akademia Britanike e Fëmijëve dhe "Izvorçe – Montessori", si dhe disa nga mësuesit dhe edukatorët e tyre.
"Fëmijët ndoqën me kureshtje ngjarjen, me respekt u përfshinë në intonimin e himnit maqedonas, dhe në fund e kurorëzuan momentin me një fotografi të përbashkët.

Me interes panë ambientet e kabinetit, dhe i kushtuan vëmendje të veçantë dy mozaikëve të mrekullueshëm të Çemerskit në sallën solemne.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të zgjuara për lojërat e mia të preferuara dhe lëndët shkollore, kafshët shtëpiake, por edhe për peshën dhe sfidat në ushtrimin e funksionit presidencial, sinqerisht pranoj se pyetjet e tyre më kthyen në periudhën më të bukur të jetës, që askush kurrë nuk e harron", njoftojnë nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.



