Gjetën nëntë migrantë, arrestuan dy trafikantë

Dje në orën 16:50 pranë fshatit Bogorodica, në rajonin e Gevgelisë, punonjës policie nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodica pranë Qendrës Rajonale për Kontroll Kufitar Jug arrestuan 39-vjeçarin B.K. nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në automjetin "Škoda" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, u gjetën shtatë persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe dy nga Egjipti. Rreth orës 18:30 u siguruan edhe dy persona migrantë nga Egjipti që ishin pjesë e grupit, të cilët nuk ishin futur në automjet në vendin e quajtur Krravarski Pat. Në lidhje me ngjarjen, dhe për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 418 – B të Kodit Penal, më 12.10.2026 në orën 00:05 u arrestua edhe një 17-vjeçar nga Egjipti me qëndrim të përkohshëm në Greqi.
Migrantët u vendosën në qendrën pritëse – tranzitore në Gevgelinë, ndërsa B.K. dhe 17-vjeçari u mbajtën në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet padi e përshtatshme.



