E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Gjorxhevski: Përgjegjësinë për një qytet më të pastër e tregojmë me çdo veprim tonin, dhe për çdo kush që qëllimisht e ndot Shkupin, nuk do të ketë tolerancë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orcë Gjorxhevski, sot së bashku me kolegët kryetarë komunash, të rinjtë, vullnetarët dhe mijëra qytetarë, vazhduan aksionin e madh ekologjik për pastrimin e Shkupit.

– Sot përsëri, rreth 30,000 arsye për të besuar në fuqinë e këtij qyteti. Në aksionin më masiv ekologjik për Shkupin tonë, pamë se çfarë mund të bëjë dashuria për qytetin e vet kur bëhet veprim. Njerëz që ndanë nga koha e tyre, i rrokullisën mëngët dhe vunë përpjekje për të gjithë ne. Për rrugën e tyre. Për fqinjët. Për fëmijët. Për shtëpinë tonë të përbashkët. Kjo është Shkupi në të cilin besoj. Shkupi që bashkohet, merr përgjegjësi dhe me duart e veta ndryshon jetën e përditshme – deklaroi Gjorxhevski.

Ai theksoi se në aksionin e sotëm ekologjik iu bashkuan edhe gastronomët, duke dhënë kontribut në këtë luftë të madhe të përbashkët për një Shkup më të pastër dhe më të bukur.

– Secilit prej jush ju falënderoj nga zemra. Jam krenar për përkushtimin tuaj, për ndërgjegjen tuaj dhe për shembullin që sot e dhatë. Fëmijët tanë meritojnë të rriten pranë gjelbërimit dhe në një mjedis të pastër, dhe nga ne të mësojnë si ruhet ajo që i përket të gjithëve. Atyre që ende pa ndërgjegje hedhin mbeturina u them: respektoni këta njerëz. Respektoni kohën e tyre, përpjekjen e tyre dhe qytetin e tyre, që është edhe juaji. Çdo cep që sot e pastruam mban përpjekjen e dikujt. Askush nuk ka të drejtë nesër ta kthejë përsëri në deponi. Kjo energji ka fuqinë të krijojë ndryshim të qëndrueshëm. Le të fillojmë nga pragun tonë, nga rruga ku kalojmë, nga parku ku luajnë fëmijët tanë. Përgjegjësinë për një qytet më të pastër e tregojmë me çdo veprim tonin, dhe për çdo kush që qëllimisht e ndot Shkupin – nuk do të ketë tolerancë. Ju përulem për përpjekjen dhe zemrën e madhe. Le të lëmë shembull, jo mbeturina – tha Gjorxhevski.

Kryetari theksoi se këto aksione do të vazhdojnë të realizohen dy herë në muaj, me qëllim që kujdesi për Shkupin të bëhet zakon ynë i përditshëm dhe bëri apel te të gjithë ata që hedhin mbeturina pa ndërgjegje të respektojnë dhe ruajnë atë që është bërë.

Lajme të ngjashme