Kamion me rimorkio doli nga rruga Prilep – Gradsko dhe goditi gardhin mbrojtës, shoferi i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën ekspres Prilep – Gradsko, pasi një kamion me rimorkio doli nga karrexhata dhe goditi gardhin metalik mbrojtës. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti u raportua më 6 nëntor, në orën 20:40, në Stacionin Policor të Kavadarcit.
Në aksident mori pjesë një automjet tërheqës “Man” me rimorkio dhe targa të Shkupit, i drejtuar nga 38-vjeçari D.P. nga fshati Stojakovo, komuna Bogdanci.
Shoferi u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadarci, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.
Një ekip hetues nga Stacioni Policor i Kavadarcit kryeu inspektimin në vendin e aksidentit.



