E shtunë, 7 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nuk ka përparim në komisionin historik me Bullgarinë: Pa marrëveshje për Arqipeshkvinë e Ohrit dhe përkujtimin e Dame Gruevit

As pas takimit të fundit të komisionit të përbashkët multidisiplinar ekspert për çështjet historike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është arritur përparim. Takimi, i mbajtur më 5 dhe 6 nëntor në Shkup, përfundoi pa rezultate konkrete, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Sipas informacioneve të publikuara, përfaqësuesit e të dy vendeve përsëri nuk arritën marrëveshje për mënyrën se si Arqipeshkvia e Ohrit duhet të paraqitet në librat e historisë. Pa marrëveshje mbeti edhe propozimi bullgar për përkujtimin e përbashkët të 120-vjetorit të vdekjes së Dame Gruevit, që përkon me dhjetorin e vitit 2026.

Në vend të kësaj, delegacioni maqedonas prezantoi një tekst të përgatitur më parë për përkujtimin e përbashkët të rezistencës kundër antisemitizmit, fashizmit dhe nacional-socializmit, që filloi në të dy vendet në vitin 1941. Përfaqësuesit bullgarë refuzuan propozimin me arsyetimin se bëhet fjalë për një proces historik që përkujtimet e tij zhvillohen në gjithë Evropën dhe nuk duhet të kufizohet në një iniciativë bilaterale.

Sipas agjencisë bullgare, ky rezultat është një tregues tjetër i ngecjes në punën e komisionit, i cili ka detyrë të kontribuojë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve historike dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kjo është takimi i pestë i komisionit në vitin 2026. Historianët bullgarë përsëri theksuan pritshmëritë e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për arritjen e rezultateve konkrete. Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se të katër takimet e mbajtura në periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026 nuk sollën përparim konkret.

Takimi i ardhshëm i komisionit është caktuar për fillimin e dhjetorit në Sofje.

Lajme të ngjashme