Kontrolle të përforcuara inspektuese në Komunën e Karposhit, janë shqiptuar 276 gjoba

Në periudhën nga 19 deri më 26 tetor, Komuna e Karposhit dhe Qyteti i Shkupit zhvilluan një aksion të madh të përbashkët inspektues në territorin e Karposhit, me qëllim rregullin më të madh komunal, hapësira publike të pastra dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
Në aksion morën pjesë 45 inspektorë dhe rregullatorë komunalë nga të dy institucionet, të shpërndarë në pesë rajone dhe dy turne, me kontrolle në fushën e higjienës komunale, mjedisit jetësor, trafikut, ndërtimtarisë, turizmit, sportit, rrugëve dhe taksave komunale.
„Një pjesë e patrullave në terren ishte edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, i cili së bashku me shërbimet inspektuese u përfshi në aktivitetet për përmirësimin e rregullit komunal dhe mirëmbajtjen e pastërtisë së hapësirave publike“, njoftuan nga Komuna e Karposhit.
Brenda aksionit u realizuan 723 mbikëqyrje inspektuese dhe në terren, u shqiptuan 134 gjoba nga rregullatorët komunalë, 73 gjoba nga inspektorati komunal dhe 42 gjoba për persona fizikë dhe 27 për persona juridikë.
„Vëmendje e veçantë iu kushtua Bardovcit dhe Zllokuçanit, ku përveç kontrolleve inspektuese u krye edhe pastrimi i hapësirave publike dhe deponive të egra. Në periudhën në vijim do të ketë mbikëqyrje të përforcuar inspektuese veçanërisht në UZ Zllokuçan“, thonë nga Komuna e Karposhit.
Atje bëjnë apel ndaj qytetarëve dhe subjekteve juridike që të respektojnë detyrimet ligjore, të heqin dhe selektojnë në mënyrë të duhur mbeturinat dhe së bashku të kontribuojnë për një Karposh më të pastër, më të rregullt dhe më higjenik.



