E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

LDP: Slavevski dhe Qeveria kanë humbur totalisht! Akoma mendojnë se me 10.000 denarë në javë populli jeton luksoz?!

„Trajko Slavevski dhe elita qeveritare kanë humbur plotësisht çdo lidhje me jetën e përditshme dhe vuajtjet e popullit maqedonas! Dalja në publik me justifikim cinik se kufizimi prej 10.000 denarësh në javë për klientët e bankës së bllokuar ALTA ishte „më shumë se i mjaftueshëm“, sepse përputhej me pagat dhe pensionet mesatare, është kulmi i cinizmit politik dhe autizmit institucional“, thonë nga LDP-ja.

„Këta njerëz nuk kanë fare ide sa kushton buka, ushqimi, faturat, energjia elektrike, medikamentet dhe mbijetesa në shtetin që ata e kanë çuar në një kolaps ekonomik“, reagon Partia Liberal-Demokrate (LDP).

Ndërsa për shkak të Qeverisë dhe skandalit të krijuar prej saj me bankën ALTA qytetarët përballen me llogari të bllokuara dhe mjete të kapura, guvernatori u jep atyre leksione për përmbajtje dhe i thërret për „durim“. LDP pyet: Çfarë durimi kur njerëzit nuk mund të tërheqin paratë e tyre për të siguruar nevojat bazë jetësore? Populli nuk është një masë statistikore e heshtur në zyrat e tyre, as nuk ka nevojë për leje të huaj dhe bamirësi të kufizuar për të disponuar mbi punën dhe kursimet e veta.

Partia Liberal-Demokrate (LDP) thekson se kjo është dëshmi se pushteti dhe rregullatorët janë bllokuar totalisht në realitetin e tyre, larg vite drite nga jeta e përditshme e njeriut të zakonshëm. Shteti nuk është lodra e tyre ku ata do të përcaktojnë se kush sa mund të mbijetojë.

LDP kërkon përgjegjësi nga guvernatori dhe Qeveria, si dhe çlirimin urgjent të mjeteve të qytetarëve dhe përgjegjësi për gjithë dështimin financiar, sepse me deklarata cinike dhe justifikime të rreme nuk do të fshehet kaosi që kanë krijuar!“, njoftojnë nga LDP-ja.

Lajme të ngjashme