E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Vuçiç ra, është koha të zbulohet lidhja e familjes Ahmeti me “Alta Banka”, thonë nga “Vredi”

Këtë javë në rajon u mbyll një kapitull. Më 25 tetor Aleksandar Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi. Gjashtë ditë më vonë, Banka Popullore e Serbisë i hoqi licencën “Alta Bankës”, bankës së bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Davor Macura, theksojnë nga “Vredi”.

“Sot duam të themi dy gjëra qartë: Së pari: projektet e Vuçiçit në Maqedoni erdhën me mbështetjen e DUI-së. DUI tani thotë “bota serbe”. Por faktet tregojnë se kush ia hapi derën:
Në korrik 2021 kompania serbe “MTEL” hyn në tregun tonë. Atëherë DUI ishte në Qeveri, ndërsa Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme.”

Osmani, kujtojnë nga kjo parti, ka pasur të paktën 11 takime me funksionarë serbë. Procesverbalet e atyre takimeve, siç shtojnë, deri sot nuk janë publikuar.

“Më 24 tetor 2024, AS Senjak, firma e dhëndrit të Ali Ahmetit, merr aksione në Bankën Ekonomike të Bitolës nga një firmë e lidhur me Sasho Mijalkovin.
Më 9 qershor 2025, një firmë ku “AS Senjak” është bashkëpronar merr një kredi prej 5 milionë eurosh nga “Alta Banka” Beograd.
Më 17 shtator 2025 aksionet shiten te “Alta Banka”. Gjashtë ditë më vonë, një komunë e udhëhequr nga DUI i jep “AS Senjak” dy kontrata me vlerë 90 milionë denarë.”

Kjo, vlerësojnë në “Vredi”, nuk është rastësi. Sipas tyre, është një zinxhir që nga Beogradi çon te DUI dhe nga DUI kthehet prapë në Beograd.

“E njëjta parti që u fliste shqiptarëve për patriotizëm bënte biznes me njerëzit e Vuçiçit.

Së dyti: bie Vuçiç, bien edhe satelitët e tij në DUI.
Çfarë ndërtohet mbi fuqinë e të tjerëve, bie së bashku me të. Vuçiç humbi pushtetin, ndërsa “Alta Banka” mbeti pa licencë. Tani hapen sekretet në Beograd, dhe me to edhe llogaritë.”

“Vredi” shtojnë nga partia, këtë e thonë që nga shtatori 2025.

“Dokumentet i kemi dorëzuar Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ali Ahmeti dhe DUI heshtin prej 13 muajsh. Ky heshtje tani nuk do t’u ndihmojë.
Prandaj kërkojmë: Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria të hetojnë urgjentisht transaksionet e “AS Senjak” me Mijalkovin dhe me “Alta Bankën”, kredinë prej 5 milionë eurosh dhe tenderët nga komunat e DUI-së.
Institucionet kompetente të kërkojnë të dhëna nga organet serbe për të gjitha lidhjet e “Alta Bankës” me firmat nga Maqedonia.”

Nga “Vredi” kërkojnë që DUI të publikojë procesverbalet e takimeve të Osmanit dhe Ahmetit me Vuçiçin dhe me funksionarët serbë.

Ali Ahmeti personalisht të shpjegojë, nënvijëzojnë nga partia, pse “firma e dhëndrit të tij ka blerë nga Mijalkovi, është borxhli te Alta dhe ka shitur te Alta.”

Shqiptarët në Maqedoni meritojnë një politikë që nuk shitet në Beograd. Vuçiç ra. Rradha është për satelitët e tij.”

Lajme të ngjashme